• |
ide | kryesore

Ndryshon harta e zgjedhjeve, Tirana nxjerr 36 deputetë, Dibra dhe Gjirokastra një më pak

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Rregullator ka ndryshuar hartën elektorale për sa u përket mandateve për deputet në qarqet e vendit.

Kryeqyteti do të bëhet me 36 mandate, ndërsa qarku i Dibrës dhe Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak.

Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill 2021 si më poshtë:

Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër– 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *