• |
ide | kryesore

Miratimi i ligjit për bastet online, PL: Biznes personal i Ramës, do ta përdorë për të blerë zgjedhjet

Lajme, Të fundit
Kuvend, Kuvendi i nisi punimet me opozitën e përjashtuar



Partia e Lirisë ka reaguar pasi Kuvendi miratoi vetëm me votat e PS-së ligjin për rikthimin e basteve sportive online. Në një postim në Facebook, Endrit Barimllari akuzon Ramën se i ka kthyer me qëllim që t’i përdorë për të blerë zgjedhjet.

“Lojërat e fatit kalojnë me votën e Rilindjes në Parlament. Kur Edi Rama mori vendimin për t’i ndaluar disa vite më parë e kemi denoncuar si një akt i cili nuk ka qëllim ndalimin lojërave të fatit, që sipas Ramës në atë kohë po shkatërronin familjet e shqiptarëve, por strukturimin e tyre për ta kthyer në biznes monopol të Edi Ramës. Biznes i cili do të përdoret gjerësisht në fushatë për të blerë zgjedhjet. Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij”, shkruan Braimllari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *