• |
ide | kryesore

Seriali “Saved by the Bell” i NBC, falje publike Selena Gomez pas talljes për transplantin

-Instant, Paparazzi, Slider



“Saved by the Bell” – një sitcom amerikan për adoleshentë, vazhdim i “Saved by the Bell (1989–1993)” dhe “Saved by the Bell: The College Years (1993–1994)” – u kritikua ashpër në rrjete sociale pas shakasë së tepruar kundrejt Selena Gomez referuar transplantit të saj të veshkës.

Gjatë një serie, një prej aktoreve thotë se “e di me siguri që dhuruesi i veshkës së Selena-s është nëna e Justin Bieber”, ndërkohë që tjetra këmbëngul se është Demi Lovato.

Përpos kësaj, në një prej mureve të shkollës shkruhet “A ka Selena Gomez veshkë?”.

Seriali i kërkon falje Selena-s pas talljes me transplantin e veshkës
Njerëzit nëpër rrjete sociale nuk hezituan të kritikonin serialin, sepse sipas tyre shëndeti i dikujt nuk mund të përdoret në këtë formë. NBC Universal kërkoi falje.

“Ne kërkojmë falje,” tha NBC në një deklaratë për CNN. “Nuk ka qenë qëllimi ynë që të përmendim shëndetin e Selena-s. Ne kemi qenë në kontakt me ekipin e saj dhe do të dhurojmë para për fondacionin e saj mbi lupusin.”

Selena vuan nga lupus – një sëmundje autoimuntare që shkakton inflamacion në inde dhe organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat – dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie – janë të shpeshta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *