• |
ide | kryesore

Vetëflijimet e të sëmurëve me Covid, çfarë këshillon eksperti i shëndetësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shpërthimi i pandemisë, sipas ekspertit të shëndetit publik Erion Dasho, ka nxjerrë zbuluar gjendjen reale të sistemit shëndetësor.

Vetëvrasjet, sipas tij, janë dëshmi e qartë e mosfunksionimit të zinxhirit shëndetësor ku siguria e pacientit është shtylla kryesore.

“Dëmtimi i shëndetit në institucionet shëndetësore, humbja e funksioneve, humbja e jetës, e të tjera analizohen kudo në botë me përgjegjshmërinë më të lartë me qëllimin kryesor përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e sigurisë në spitale. Siguria e pacientit, një nga shtyllat e ofrimit të kujdesit shëndetësor bashkëkohor, duhet të marrë urgjent rëndësinë e saj”, nënvizon Dasho, i cili është ulur të përpilojë një listë me tri propozime konkrete që i japin drejtim situatës. Një institucion i krijuar prej një dekade e gjysmë, por i lënë në hije, Qendra e Cilësisë dhe Sigurisë, duhet riaktivizuar. E bashkë me të edhe pyetësori për vlerësimin e rrezikut që mundëson fokus më të lartë te pacientët që kanë risk.

“Strategjikisht, duhet riaktivizuar Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Sigurisë, e cila u krijua si një risi në vitin 2006. Kjo qendër i ka gati vlerësimet dhe planet për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë në institucionet shëndetësore shqiptare.

Nga ana e shërbimit, duhet futur menjëherë në përdorim pyetësori depistues për vlerësimin e rrezikut të vetëvrasjes dhe të plotësohet ai për çdo pacient të shtruar në spitalet COVID. Pacientët që rezultojnë të kenë një shkallë të lartë të rrezikut duhen trajtuar me kujdesin maksimal, sipas protokolleve të sigurisë. E treta, dhe më e rëndësishmja, është lejimi i të afërmve pranë pacientëve. Të lejohen vizitat e familjarëve sikundër kemi dëgjuar e parë nga miqtë që kurohen në spitalet e Turqisë. Sot nuk jemi në shkurt apo mars dhe nuk ka asnjë arsye që pacientëve të shtruar me COVID t’u mohohen vizitat nga familjarët. Patjetër, me masa sigurie e pajisje mbrojtëse, por duhen lejuar. Bunkerizimi i panevojshëm i spitaleve COVID duhet të marrë fund”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *