• |
ide | kryesore

Mbi 1.5 milionë viktima nga Covid-19 në mbarë botën

-Instant, Lajme, Planet



Numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.5 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.500.271 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 64.897.870.

Shifra më e madhe e vdekjeve deri tani është regjistruar në SHBA, me 279.867 viktima. Pas saj radhiten Brazili me 174.531 viktima, India 138.657, Meksika me 107.565, Britania e Madhe 59.699, Italia 57.045, Franca 53.816, Irani 48.990, Spanja 45.784, Rusia 41.607 dhe Argjentina 39.156. Deri më tani, janë shëruar 44.993.631 persona të infektuar me virusin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *