• |
ide | kryesore

Ministri Lleshaj tregon sa u ble BMW-ja e tij luksoze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë vetëm 49 mijë euro, duke hedhur poshtë pretendimet për një pagesë prej 100 mijë eurosh. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye, me postin e Ministrit të Brendshëm, ai e ka marrë me një çmim më të favorshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.

“Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit. Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro. Duhet të jesh Ministër i Brendshëm që ta marrësh me ketë çmim. U morr direkt te prodhuesi në Bavari. Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal. 95 mijë euro kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh” – tha Lleshaj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Keto jan lajme idiotesh.
    Pse nuk e cilsoni qe nuk eshte makina e tij private. Po makina e institucionit te ministris se brendshem. Pra ate makin do ta perdor dhe ministri I ardhshem.

    1. Idiot te jesh ti! Kujt i kerciti cfare makine ka lleshaj ne shtepi. Kjo eshte makine e blere me leket e taksapaguesve sikurse jane blere range roverat, lexus dhe plot luks tjeter per ministrin e leshit!

  2. o llesh prodhusi ne gjermani jo ty por edhe sikur te ishte merkeli nuk ben ulie ne cmim pasi do paguaje punetoret dhe atje ka sindikata qe kontrodhojne veprimtarine e prodhueseve por kur flet ne emisione si minister duhet te jeshe i qarte ne mendime dhe mos u tall me taksapaguesit shqipetar mjere rama me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *