• |
ide | kryesore

Zbulohet prostitucioni në qendrën e masazhit në Tiranë, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se në rrugën “Don Bosko” disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri dhe pronari i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga menaxheri i qendrës së masazhit, shtetasi K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre, shtetasi E. Sh., 23 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



3 Comments

  1. Mu me pelqen prostitucioni politik me shume. Ajo eshte K***a me e modhe. 🙂

    Me vjen keq qe nona e modhe prostitute qe quhet politike i detyron keto vajza te shesin trupin. Sikur kjo nona jone buce politike mos punoje vetem per paret e xhepit te vet, keto goca do merrenin me pune te tjera ne jete dhe seksin do ta bonin per qejf e jo per pare.

    Po keshtu eshte realiteti, duhet te jesh politikan hajdut, mbeshtetes i tyre, ish komunist, servil dhe pak budalla qe ti bish qylit ne Albanistan.

  2. Plotesisht dakord me komentin e meparshem! Nuk eshte faji i prostitutave qe punojne per buken e gojes. Fajin e ka shteti qe nuk po ben asgje per popullin e tij. Njerezit po vuajne!

  3. Lerini njerzit te qijne rehat se jeni bere si ata pleqte ne kohen e diktatures qe gjemonin ciftet ke liqeni artificial. Shume vende te botes e lejojne kete profesion. Shikoni ato prostitutat qe keni neper zyra apo televizione qe nepermjet pidhit mbajne vendin e punes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *