• |
ide | kryesore

Enca rikthehet pas një mungese në muzikë me 2 projekte

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Enca Haxhia po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë. Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën. Këngëtarja ka punuar për shumë projekte të tjera, dy prej të cilave i ka totalisht gati. Ajo i ka ndarë dy këngët e saj në Instagram, duke zbuluar titujt dhe një pjesë të secilës prej tyre. Kënga e parë titullohet “Zemër”, ndërsa demon e saj mund ta dëgjoni më poshtë: Kënga e dytë e Encës titullohet “Ndoshta”: Këngëtarja ia ka lënë në dorë ndjekësve për të vendosur se cili prej projekteve të saj të reja “meriton” të publikohet i pari. Në bazë të votave të publikut, këngët do të lançohen sipas radhës. Mos u vononi të jepni votën tuaj në llogarinë e Encës në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *