• |
ide | kryesore

Refuzimi për negociatat/ Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme

Që Shqipëria nuk i ka plotësuar 2 kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për caktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ky është një fakt i gjithëpranuar. Reforma zgjedhore jo vetëm që nuk kaloi me konsensus, por acaroi akoma më shumë klimën politike, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë mbeten ende jofunksionale.


Pak ditë më parë ambasadorët e BE-së ranë dakort të mos e caktojnë datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë. Komiteti i Përhershëm Përfaqësuesve, i njohur si Coreper, në draftin e konkluzioneve doli në përfundimin se Shqipëria nuk është gati, pasi ende nuk ka përmbushur kushtet e vendosura në mars. Drafti do të kalojë te ministrat e jashtëm dhe të çështjeve të Europës të Unionit më 8 dhjetor.


Kthesa 180 gradë/ Pse e braktisi Merkel avokatinë e negociatave për Ramën

Që Shqipëria do të mbesë sërish në klasë, e konfirmoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila nuk dha sinjale se do të ketë një vendim pozitiv: “Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt…” tha ajo. Fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë mund të miratohet në mars 2021, por as kjo nuk është e sigurtë.

VOA: Komisioni i Venecias i jep të drejtë Metës për Gjykatën Kushtetuese

Dështimi këtë dhjetor është ekskluzivitet i mazhorancës socialiste.

Së pari, ishte Komisioni i Venecias që konfirmoi një skemë të mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, skemë që u bë shkak për përplasjen e fortë me presidentin. Së dyti, konsensusi për reformën zgjedhore u zhbë pas marrëveshjes së 5 Qershorit me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, të cilat Rama i miratoi, nën kritikat e forta të ndërkombëtarëve, që e paralajmëruan për pasojat.

Por ndërsa duket se Brukseli e ka vendosur të ngelë në klasë qeverinë e Ramës për të shtatën herë për integrimin, një thirrje e fortë erdhi këtë të premte nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metju Palmer. Në intervistën për Zërin e Amerikës, zyrtari i Departamentit të Shtetit e quajti një “hap logjik” caktimin e datës për Konferëncën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord marsin e kaluar për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik” tha Palmer.

Mesazhi i Palmer sfidon direkt refuzimin e liderëve të Bashkimit Europian, ku si rrallëherë ka dakortësi për t’i thënë JO qeverisë, që nuk arriti të plotësonte dy kushte thelbësore për integrimin. Sepse një vit më parë, mbledhja e Këshillit Europian u shndërrua në arenë debati, pro dhe kundër shanseve të Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimitn. Këtë vit, i vetmi zë kundër draft-rezolutës ishte ai i Italisë, që kërkoi një gjuhë më të butë për refuzimin.

Mbështetja e SHBA për ecjen para të Shqipërisë në procesin e integrimit është në vazhdën e diferencave që janë vënë re më herët me europianët.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u investua personalisht për një marrëveshje për reformën zgjedhore në rezidencën amerikane në qershor për arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore. Kur marrëveshja u arrit, ambasadorja Kim tha se cilado qofshin pakënaqësitë e palëve politike, ato kishin “sakrifikuar” për hir të integrimit të Shqipërisë në BE.

Por entuziasmi nuk zgjati shumë, sepse Rama nisi të vërë në zbatim planin për ndarjen e koalicionit opozitar duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Zyrtarë të Bashkimit Europian reaguan ashpër dhe paralajmëruan pasojat në procesin e integrimit. I ndryshëm ishte qëndrimi i diplomacisë së SHBA. Ambasada amerikane nuk e konsideroi ndryshimin e mëtejshëm të Kodit Zgjedhor si shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi

Në prag të refuzimit të radhës për negociatat, diplomatët amerikanë po i kërkojnë Brukselit të mbyllë një sy. Mbetet për t’u parë, si do të reflektohet thirrja e Zëvëndës.ndihmës Sekretarit të Shtetit Metju Palmer në vendimmarrjen e BE.

Por çfarëdo note të marrë Rama në ditët në vazhdim nga Këshilli Europian, asgjë nuk e ndryshon faktin se Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë pa gjykata tashmë prej 3 vitesh dhe ku kryeministri ndryshon Kushtetutën disa muaj para zgjedhjeve për hir të llogarive elektorale të partisë së tij.©Lapsi.al

 

 

.

13 Comments

  1. Edhe ne Lidhjen e Kombeve Ullsoni na futi,edhe ne OKB Stalini na futi pse mos mendoni qe na takonte?
    Edhe ne NATO Amerika na futi zvarre mgjse nuk kishim asnje ushtar.
    Edhe tani ishalla na fusin me zor BE se per ne ,jemi ne gjume hajduti.

    1. Kjo qe po shohim te ndodhe me kete ambasadore, eshte e pazakonte dhe nje skandal me vete. Kuptohet qe misioni i saj ka qene dhe mbetet interesi i qeverise Trump, nie palo presidenti qe u perpoq te bente idotsira ne polotiken nderkombetare. Dhe per keto pune ne Evrope, per te minuar rolin e BE zgodhi dhe pati ngazellim nga pupaci i Tiranes. Rrezuan nje qeveri ne Kosove, debuan e dekdisen ca iraniane te lodhur etj etj. Dhe Trumpi u dergonte letra e flete lavderimi. Roli i kesa ambasadore paskerka qene ti beje qefin Rames ne cdo aspekt. Turp.

  2. mos mbani syte nga palmer gagareli sytope qe pasi karikohet nga valixhet me dollare qe i dergon banditi rama nepermjet kurves aziatike qe ka ne bande ambasade hedh ndonje fjale .europa dhe gjermania nuk pordhi as per as per bytheqirin grenell dhe nuk pjerdh as per kete sytopen para parimeve demokratike. mafja e ambasadave sadoqe perpiqet me raporte fallco per demokracine ne shqiperi nuk mund tja u zere dot syte dhe korruptoje gjithe europianet.bile ky do te ishte dhe demi me i madh qe do tu behej shqiptareve ,pasi vendi do te zhytej perfundimishte ne diktature pa plotesuar kushtet shqiperia nuk duhet pranuar kurre.

  3. Vërtet na do Amerika por kur janë demokratët në pushtet.Vetëm republikanët e kanë ndihmuar konkretisht Shqipërinë.Dhe tani me Ramën të njëjtën gjë bëjnë.Por vetëm një Gjermani na ndihmon pa hile.Në 97 Amerika mund ta ndalonte rebelimin por nuk e mbështetën qeverinë me mendimin që është qeveri autokrate!!!!Po tani me Ramën.Nuk i shofin zullumet e tij?Jo i shofin por nuk duan sepse demokratët sorosianë nuk duan Pd por duan neokomunistët.

  4. Ky gerdalla i Surrelit mendon si Amerika e Tramp getdalles, por politika Evropjane kete radhe e ka ndryshe.Don zoti kesi gerdalle gomar si Tramp psiko mos te shofi Amerika e bekuar per Shqipetaret kudo ku jane, keshu esht kur ke nje tufe rrugeqerish qe te udheheqin pa pik pergjegjesie dhe abuzojn me voten.

  5. YURI KINEZJA SORJANJA QE NUK PERFAJQESON DEPERTAMENTIN E SHTETIT POR PERFAJQESON SORASIN OSE NDONJE GRUP KRIMINAL NUK E SHE NUK DON TA KUPTOJ QE MARRVESHJA E FIRMOSUR NE ZYREN E SAJ ESHTE SHKERMOQUR PO KUJT JA BEJNE KETA PLEHERA KETA POPULLI NUK I HA POR CFARE TE BEJ

  6. Amerika eshte nje deshtim I plote ne politiken e jashtme, me njerez jo kompetente e te paafte si Palmer apo Grenell qe me shume ben dem se sa zgjidhen ceshtje.

    Palmer ne vecanti nje proserb dhe gati ne kufinjt e nje te korruptuari I ka ditet e numeruara dhe nuk di perse flet Akoma.

    Sa per BE I nivelit te larte eshte e vetmja realiste dhe qe I ka vene kufinjt qeverise mafioze rilindase.

    Vetem BE eshte shpresa, sa I perket Amerikes tani vijne ustallaret e vjeter jo ata tip shkrimtaruci Palmer,kurse ambasada ketu ne Tirane eshte pa bosht….

  7. Se shpejti Taulant Balla do te zgjidhet sekretar i pergjithshem i kombeve te bashkuara ,pastaj shqiptaret e kane me te lehte integrimin.Pasi liderri botror e mbaroj udheheqjen e osbe radha i erdhi Taos ,pas Taos radhen e ka Elisa kjo e fundit krytare e grave te botes,si lum shqiptarwt per udheheqjen e partise ,qe jane me fukarenjte ne bote qe ka gjithsecilinga nje resort turistik mos harroni qe liderin queni gomar jo hajdut.

  8. hahahahah cfare shkruajne Pedet kundra Rames dhe USA vec nga deshperimi !.Me keq do zhgenjeheni o shpellare te ndyre.

  9. O Bushat,
    paske qene funderrine!
    Vetem me nje fakt justifikohesh qe je nipi i besnikut te Partise dhe produkt i nje cifti debilesh.

  10. Te qifja ameriken per ne eshte shum larg amerikant duan pasurira te medha ne na perdorin per eksperiment ne 96 europa na mbshteti nje kurv me emrin mariz i vuri flaken vendit ,qe pa ate Luft te 97 shqiperia dokishre minimalisht 15 vjet ne EU KJO E MIRE NA ERDHI NGA USA

  11. Nuk ka fabulë politike që të jep vota nga thesi i PD, nëse thua që problem është Luzlim Basha, por Berisha është në rregull. Lulzim Basha është një kukull e Sali Berishës dhe nëse dikush mendon se Berisha do porosisë demokratët fshehur të votojnë Topallin, Patozin, Murrizin, apo Hajdarin, i gënjen mendja. Votat e Sali Berishës janë për Luzlim Bashën, ashtu siç i ka dhënë me dhunë karriken e PD.

    Fabula e vetme që prodhon betejë është të përballesh pikërisht me këtë problem, me problemin që Sali Berisha krijoi në demokracinë e brendshme në PD, për herë të fundit më 2013, duke emëruar dhunshëm Lulzim Bashën dhe duke vrarë garën dhe rregullat e lojës. Të tjerat janë pasoja.O shpellkare te salihut e cecene te pd kur flet amerika ju te gjithe ngelni me barre,o komunista te regjur me bone blu qe sulmoni ameriken por ju doni akoma enverin qe salihu i merte shurren per analize

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu