• |
ide | kryesore

Arrestohet në Kosovë Indrit Taullai i bandës së Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë , Indrit Taullai, i cili dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale.

“Me kerkese te Interpol Tirana dhe zyres per bashkëpunim nderkombetare ne Kosove ILECU, sot me date 06 dhejtor 2020, rreth ores 14:21 minuta ne Prizren, eshte bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Express.

“ I arrestuari dyshohet per pjesmarrje ne organizate kriminale ne Shqiperi. I njejti ka hyre ne Republiken e Kosoves me date 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Mediat e Kosovës thonë se i arrestuari është Ilir Taullai dhe ai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të Taullait në Kosovë. Më herët ai ishte liruar nga burgu një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, dhe se duhetj të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

Anëtari të “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me “burg përjetë”, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas.

“Banda Durrësit”, ku ai bënte pjesë ka nisur të veprojë në qyteti bregdetar prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, i cili gjithashtu është në liri me kusht, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve vijoi edhe në pranverën e vitit 2006, ku u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia. Edhe ky i fundit përfitoi lirinë në vitin 2015.



2 Comments

  1. E ka nis edvini me mision me heq ndonje per hesap te thuqit jane te rrezikshem keto vemje duhet shkundje te largohen nga politika te dy ne kosove ai e hongri as parti e peste nuk del po cfare ti bojme ketij zullapit ketu se shqiperia ka shume pisa komuniste pa buke dhe votojne bastardin

  2. Jane cunat e PS-se se Nanons te atehershme dhe jane cunat e RIlindjes sot!
    Te gjithe do dalin nga burgu< jo Kosova t'i kape, por edhe CIA e FBI-ja!
    I do Partija!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *