• |
ide | kryesore

Skandali me tenderat/ 8 vite burg për ish-ministrin austriak të financave

-Instant, Lajme, Planet



Gjykata austriake ka caktuar 8 vite burg për ish-ministrin e financave Karl-Heinz Grasser, i cili  u përfshi në një skandal korrupsioni të nivelit të lartë. Grasser u shpall fajtor nën akuzën e marrjes së ryshfetit dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për shitjen e mijëra apartamenteve shtetërore në një përfitim me vlerë 9 milionë euro.

Sipas gjykatës, Grasser dhe një ndërmjetës kanë dhënë informacion për tenderin gjatë skemës së privatizimit të apartamenteve në mënyrë që të favorizonin njërin prej ofertuesve të shpallej fitues i tenderit. Tenderi u fitua nga një konsorcium për vlerën 961 milionë euro në vitin 2004, ndërsa apartamentet vlerësoheshin sa dyfishi i kësaj shume. Në këtë çështje janë përfshirë dhe 14 persona të tjerë.

Vetë politikani e mohoi akuzën dhe u shpreh se do ta apelonte vendimin, ndërsa avokati i itj e quajti “gjykim të gabuar”.Grasser u bë ministri më i ri i financave në historinë e Austrisë pasi kur mori detyrën ishte vetwm 30 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *