• |
ide | kryesore

U kapën të dehur në timon dhe kundërshtuan policinë, 8 të arrestuar në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



8 shtetas, kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotike bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.H., 21 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia”, nga punonjesit e policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y.G., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një send metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.B., 32 vjeç, pasi në rrugën “Niko Avrami”, ka goditur me sende të forta, shtetasit E.M dhe R. K. Gjithashtu ky shtetas ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.M.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•S.D., 50 vjeç dhe B.S., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur ;

•D.D., 19 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor, pasi në kryqëzimin e rrugës “Demokracia” me rrugën “Kongresi i Dibrës”, duke drejtuar mjetin me pasagjere A.S, 22 vjeçe, është përfshirë në një përplasje me 2 mjete të tjera dhe për pasojë janë dëmtuar, ku shtetasja D.D., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse A.S., ndodhet nën kujdesin e mjekëve ;

•D.S., 26 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

•A.Xh., 37 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *