• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël i Son, Tottenham fiton derbin: Mourinho rimerr kreun, duke mposhtur Arsenal

-Instant, F1, Sport, Video



E diela e javës së 11 të Premier League sheh Tottenham të kthehet në krye të klasifikimit, pas suksesit 2-0 ndaj Arsenal: Son (13’) e Kane (45’) mbyllën historinë që në pjesën e parë e parakaluan Chelsea. Ndërkohë, Leicester pozicionohet në vendin e tretë: Foxes lthehen tek fitorja, me 2-1 ndaj Sheffield United, falë golit vendimtar të Vardy në të 91’. Manita e Crystal Palace: WBA shpartallohet 5-1 në shtëpi.

Fitorja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League për Tottenham, që kapërcen në renditje Chelsea. Përfundon 2-0 ndaj një Arsenal që nuk ishte kurrë në ndeshje, në humbjen e gjashtë në 11 ndeshje të kampionatit. Spurs morën avantazhin që në minutën e 13’: Kane u nis në kundërsulm, duke i shërbyer në të majtë Son, që futet në qendër e lëshon një të djathtë të harkuar fantastike nga 20 metra që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave.

Kundërsulmi i të besuarve të Mourinhos është fatal. Edhe këtë herë nis gjithcka nga zona e Spurs: Lo Celso shërben për Son, i cili sugjeron një top që e majta e Kane e përplas në traversë e pastaj në rrjetën e Lenos. Gunners u munduan të reagojnë në fillim të pjesës së dytë me Aubameyang, por topi kaloi pak mbi traversë, ndërsa në të 68 Lacazette gjeti të gatshëm Lloris. Tottenham administroi me kujdes avantazhin e dyfishtë deri në fund, duke e zhytur në telashe Artetën.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
West Bromwich Albion 1 – 5 Crystal Palace
Sheffield United 1 – 2 Leicester City
Tottenham Hotspur 2 – 0 Arsenal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *