• |
ide | kryesore

Britani/ Zbulohet karta e vaksinës anti-COVID

-Instant, Lajme, Planet

Miliona britanikëve do t’u dorëzohet një kartë vaksinimi e anti-Covid-it, që provon që e kanë bërë injeksionin, ndërsa paralajmërohen: “Mbajeni këtë në çantë ose në portofol”. Karta përmban hapësirë të detajuar për emrin e vaksinës, numrin e saj dhe datën kur është injektuar.


Deri në katër milion doza të vaksinës koronavirus Pfizer BioNTech pritet të administrohen në fund të dhjetorit, pasi teknikët e farmacisë në Croydon morën dërgesën e parë gjatë fundjavës.


Një skemë masive e vaksinimit që trajton personat mbi 80 vjeç, punonjësit e shtëpive të kujdesit dhe stafit të NHS me rrezik të lartë do të nisin nesër në mëngjes.

Sot pamjet zyrtare zbulojnë kartën që pacientët do të marrin për të provuar se kanë marrë vaksinën, e cila është provuar të jetë efektive deri në 95 për qind të rasteve dhe ofron imunitet deri në 6 muaj.

Nuk është e qartë nëse kartat do të jenë të detyrueshme për t’u mbajtur – por ato do të shpërndahen në çdo rast – dhe me shkronja të mëdha të theksuara në pjesën e përparme që paralajmëron: “Sigurohuni që ta mbani këtë kartë në çantë ose portofol”.

Kritikët kanë frikë se kartat janë një hap drejt pasaportës së imunitetit që qeveria i ka mohuar se do t’i sjellë. Ekziston shqetësimi në rritje që sapo ato po përhapen në bizneset e Britanisë së Madhe që mund t’i shohin si standard të ri.

Të tjerët kanë thënë se prova e kartave të vaksinimit duket e lehtë për t’u falsifikuar pasi nuk kanë foto dhe detaje të tjera.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.