• |
ide | kryesore

Prangoset shqiptari në Britani, fshihte 140 mijë paund të fituara nga drogα

Lajme, Të fundit



Një shqiptar është arrestuar në Britani pasi u gjet në një shtëpi bari. Pas kontrollit që i kanë bërë oficerët britanikë atij iu gjetën edhe rreth 140,000 £. Policia e kishte ‘shënjestruar’ banesën në Linton Crescent, Alwoodley, që më 21 nëntor të vitit të kaluar. Ata dyshonin se brenda kultivohej lënda narkotike kanabis. Ata kanë parë shqiptarin Daniel Kabalin, i cili hynte në banesë nga dritarja dhe jo nga dera, gjë që i shtoi dyshimet policisë. Pasi vendosen të bastistin banesën, policët gjetën një dollap në të cilin kishte 140,300 £ në kartëmonedha. Ata gjetën gjithashtu sende që shërbenin për rritjen e kanabisit në strehën e kopshtit, por ato nuk po përdoreshin.

20-vjeçari u arrestua dhe në dëshminë e tij pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 £, por kishte arritur të paguante 4,000 £. Kabali pranoi akuzën e posedimit të pasurisë kriminale. Gjykata vendosi 15 muaj burg për 20-vjeçarin shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *