• |
ide | kryesore

Mali i Zi: Fusnota për Kosovën u vendos gabimisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla tha se pasditen e së martës kishte zhvilluar një bisedë miqësore telefonike me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Ministrja u interesua për përmbajtjen e një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, në të cilin Kosova shfaqej me fusnotë.

“Sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejtë”, – thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“MPJ e Malit të Zi përmes një telefonate zyrtare më njoftuan se bëhet fjalë për një gabim teknik i cili u përmirësua dhe për të cilin është njoftuar tanimë edhe opinioni publik”, – u shpreh ambasadori Dinosha.

Fusnotën (*) për Kosovën e vendosin vetëm vendet që nuk e njohin atë si shtet duke nënkuptuar rezolutën e 1244 të OKB-së. Mali i Zi e ka njohur zyrtarisht Kosovën, por rikthimi i fusnotës në një dokument zyrtar në ditët e para të qeverisë së re shkaktoi reagime të shumta në Prishtinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *