• |
ide | kryesore

Kida zbulon detaje nga projekti i ri

-Instant, Arkiva, Paparazzi, Slider



Kida kishte paralajmëruar se kishte gati disa këngë të reja dhe mesa duket ka ardhur koha që t’i publikojë. Fansat e saj i kanë pritur me padurim këto ditë dhe më në fund këngëtarja ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën. Në Instagram, Kida ka publikuar më herët një pjesë nga projekti i saj i ri muzikor, i cili siç duket do të mbajë titullin “Babe”.

Këngëtarja shfaqet në një video duke kënduar brenda në makinë dhe duket se projekti i ri do i përkasë zhanrit baladë.

“Ju tashmë e dini se çfarë po vjen”, ka shkruar Kida përkrah videos dhe kështu e ka bërë gjithë rrjetin të ziejë.

Madje, këngëtarja ka nisur edhe xhirimet për klipin.Dje, ajo na tregoi pamjen e re me flokët në ngjyrë banane, ndërsa sot na dha të tjera detaje për projektin.

“Më shpejt nga ç’e mendoni”- shkruan Kida krahas fotos ku zbulon edhe titullin e këngës së re.

“Drunk” do të titullohet kënga që me siguri do t’i vërë flakën rrjetit. Mezi po presim një datë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *