• |
ide | kryesore

Anxhelina Hadërgjonaj publikon këngën e re pas 9-vitesh mungesë

-Instant, Paparazzi, Slider



Sikundër kishte paralajmëruar Anxhelina Hadwrgjonaj ka publikuar kwngwn e re pas 9-vitesh mungesw. Kënga titullohet “Precious” dhe është në anglisht duke hedhur kështu hapat e para drejt tregut ndërkombëtar. Muzika është realiuzuar nga producenti Bloque, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Anxhelina. Klipi i këngës është shumë i veçantë, ku këngëtarja është shfaqur me një interpretim dhe performancë tejet delikate.
Në fillim të këtij viti ajo tregoi se këngët janë regjistruar dhe se fabulat e tyre janë mbi dashurinë e dhimbjen.

“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, – ka treguar Anxhelina.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, duhet ta pranojmë se Anxhelina na ka munguar shumë përgjatë këtyre 9 viteve dhe shpresojmë mos të bëjë më pauza të tilla.

Për herë të fundit ajo u shfaq në 2011, kur me baladën “Kjo jetë s’mjaftoi” mori pjesë në Top Fest 8, duke rrëmbyer çmimin “Artistja e re më e mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=tAF1MdDawYM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *