• |
ide | kryesore

Europol shkatërron 25 banda të kontrabandës së ilaçeve, arrestohen 667 persona

-Instant, Lajme, Planet



Europol ka arrestuar  667 persona dhe sekuestruar sasi të mëdha ilaçesh me vlerën 73 milionë euro, në atë që konsiderohet një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të paligjshëm të ilaçeve.  Europol ka zbuluar 25 banda kriminale gjatë bastisjeve që synonin trafikun e paligjshëm të ilaçeve dhe substancave doping, në Holandë.  Në NJë deklaratë, ata u shprehën se gjithmonë kriminelët nuk kanë probleme në abuzimin me frikën e njerëzve. Kriminelët kërkojnë mundësi të reja për të  siguruar fitim dhe kjo është gjithmonë mbi kurrizin e qytetarëve.

Ata sekuestruan sasi të mëdha të ilaçeve kundër kancerit, substancave të ndryshme doping (rregullatorë të hormoneve dhe metabolizmit), qetësues të dhimbjeve, antiestrogjene, antiviralë, hipnotikë, antihistaminë dhe anksiolitikë. Po ashtu gjatë operacionit u mbyllën edhe dhjetë laboratorë klandestinë dhe mbi 450 faqe në internet, që ofronin ilaçe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *