• |
ide | kryesore

Agravohet situata/ Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t’i shpërndarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Të rinjtë që janë mbledhur përpara kryeministrisë duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha kanë nisur të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë policia ka nisur përdorimin e gazit lotsjellës ndaj tyre. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të shpërndahen, disa duke u futur dhe në hyrjet e pallateve aty pranë.

Ndërkohë nga informacionet e mëparshme mësohet se policia ka blinduar Kryeministrine dhe Ministrinë e Brendshme. Po ashtu ata kanë ushtruar kontroll ndaj qytetarëve në disa zona të kryeqytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *