• |
ide | kryesore

Ish e dashura akuzon Shia LaBeouf për dhunë

-Instant, Paparazzi, Slider



Shia LaBeouf është akuzuar nga ish e dashura e tij, FKA Twigs për abuzim gjatë marrëdhënies së tyre.

FKA Twigs, emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Debrett Barnett, ka ngritur padi, ku pjesë e akuzave janë: abuzimi seksual dhe emocional. Gjithashtu, FKA Twings ka thënë që aktori i ka ngjitur një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Ajo është shprehur se ylli i “Transformers”, ka qenë shumë xheloz dhe ka abuzuar me të shumë herë. Deri më tani, Shia nuk ka reaguar për akuzat nga ish-partnerja.

Ata kanë qenë bashkë për gati një vit, derisa u ndanë në maj të 2019-ës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *