• |
ide | kryesore

Agron Shehaj: Falja e Sazanit, akt tipik i një kryeministri ballkanik të korruptuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Agron Shehaj Edi Rama



Deputeti Agron Shehaj e cilësoi akt tipik të një kryeministri ballkanik të korruptuar dhe të paskrupullt, qëndrimin e qeverisë shqiptare për ta shndërruar ishullin e Sazanit në një zonë invetimesh private turistike.

Lexo më tej: Rama jep OK për hotelet e shtrenjta në Sazan/ Mister çfarë negocioi me dhëndrin e Trump 

Sipas Shehajt, për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, Rama është i gatshëm të shkeli mbi interesin e Shqiptarëve dhe të falë çdo prone publike.

Reagimi i Shehajt: 

Falja e Sazanit është një akt tipik i një kryeministri Ballkanik të korruptuar dhe të paskrupullt.

Ligji për investimet strategjike dhe ai për ndryshimin e zonave të mbrojtura janë ligje korruptive dhe i shërbejnë interesit personal dhe politik të Edi Ramës.

Si fillim nëpërmjet tyre Rama bëri me resorte ministrat, të afërmit dhe ortakët e tyre oligarkë, tani fal tokën për të konsoliduar pushtetin e tij politik të korruptuar.

Për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, Rama është i gatshëm të shkeli mbi interesin e Shqiptarëve dhe të falë çdo prone publike.

Cili është interesi i shqiptarëve?

Që turizmi në bregdet të zhvillohet në respekt të të drejtave të pronarëve legjitim, duke garantuar kushte të barabarta për të gjithë investitorët potencial, vendas dhe të huaj, dhe duke maksimizuar përfitimet e shoqërisë nëpërmjet garës së hapur.

Sot Rama vendos kush ja del dhe kush dështon dhe largohet. Një Shqipëri ku secili ka në dorë fatin e tij është e mundur, por kërkon besim dhe këmbëngulje. Do jetë një rrugëtim i gjatë por duhet të jemi të bindur se ja vlen.



1 Comment

  1. Këto janë konstatime ndonëse të drejta!
    Ju merreni me politikë,duhet të publikoni propozime nga programi juaj politik si do t’a zhbëni këtë masakër që po bën Rama.
    Ose më thjeshtë ,cili është institucioni që do zbatojë ligjin në Shqipëri!?
    Se sa e zbaton shteti,qeveria,gjykatat ,prokuroria ,administrata etj e dimë përmendësh …
    Pa deklarata pas ndeshjes bëjnë të gjithë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *