• |
ide | kryesore

Raporti/ Vetëm në 1 javë, 41 mësues dhe 91 nxënës të prekur me Covid në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përhapja e koronavirusit në shkollat e vendit duket se po merr përmasa të mëdha. Në bazë të një raporti të siguruar nga lapsi.al për situatën e raportimeve në sistemin bazë dhe atë të mesëm në disa qarqe të vendit shihen shifra shqetësuese.

E tillë duket situata në qarkun e Durrësit ku në 32 shkolla që ka gjithsej në arsimin bazë numërohen 31 mësues të karantinuar dhe 46 nxënës.

Nuk është më pak shqetësuese situata edhe në arsimin e mesëm ku vetëm në një javë numërohen 10 mësues dhe 45 nxënës në karantinë. Edhe pse në raportin e siguruar nga lapsi.al thuhet se shkollat i kanë respektuar masat anti-covid sërish ato nuk kanë mundur të frenojnë përhapjen e virusit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *