• |
ide | kryesore

Stresi ndjesë policëve të protestës: Nuk mbahej dot e qetë, ishin +2000 veta!

-Instant, Arkiva, Paparazzi

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi” është distancuar nga dhuna gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Labeli i tij muzikor ka publikuar një deklaratë, që është shpërndarë gjithashtu në Insta story-n e reperit, ku thuhet se Stresi ka qenë organizator i protestës paqësore por për shkak të numrit të pjesëmarrësve situata është përshkallëzuar.


“Sa për info, po Stresi ka qenë organizator i protestës për vrasjen e një të riu nga një punonjës shteti (polic) Por kur është organizuar protesta është organizuar protestë paqësore për drejtësi.


Por shkaku që turma ka qenë e madhe dhe s’ka mundësi kushdo që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta në nivel të qetë. Por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njeriut. Ne si stafi i Bad Boys Label dhe Stresi ju kërkojmë falje dhe shërim sa më të shpejtë disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë.

Ne tani konfirmojmë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojnë financiarisht patën apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiruar në Xhenet vllaun tonë Klodianin dhe Zoti ua heqtë mërzinë familjes. #NeJemiMeJu Bëhuni të fortë.”, thuhet në reagim.

1 Comment

  1. Po ik more hajdute pulashe e vjedhe ndonje pule bashke me babin tend se ju qe i rrini after Sali berisha Lulzim Bashes e ilir hajduti per ate pune jeni veq me djege e shkatrrue !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu