• |
ide | kryesore

“Vrasësi i Twitterit” dënohet me vdekje

-Instant, Lajme, Planet



Një burrë që vrau nëntë persona, pas kontaktit me ta në Twitter, është dënuar me vdekje në Japoni. Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitterit”, ishte arrestuar në vitin 2017 pasi pjesë nga trupat e viktimave ishin gjetur në banesën e tij. Ai ishte deklaruar fajtor në tetor dhe thoshte se akuzat ndaj tij “ishin të sakta”. Dyshimet thonë se shumica e të vrarëve ishin të gjinisë femërore.

30-vjeçari përdorte rrjetin social Twitter për t’i joshur gratë në shtëpinë e tij, duke thënë se ai do t’i ndihmonte të vdisnin dhe më pas do vriste veten përkrah tyre. Avokatët kërkuan ulje të dënimit të tiij nën arsyetimin se viktimat kishin “pranuan të vdisnin”. Por ishte vetë autori Shiraishi i cili mohoi këto deklarata duke thënë se personat i vrau pa pëlqimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *