• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale zhvillon sot seancën për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Speciale do të mbajë sot një seancë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Seanca do të fillojë në orën 11:00.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe  Selimi akuzohen për krime lufte. Ata janë arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe. Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria e Specializuar në Hagë është mbeshtetur tek 153 dëshmitarë. Prokuroria, po ashtu thotë se materiali mbështetës për aktakuzën e paraqitur për konfirmim, ka pasur mbi 40 mijë faqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *