• |
ide | kryesore

Von Der Leyen: BE nis vaksinimin më 27 dhjetor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vaksinimi kundër Covid-19 në Bashkimin Europian do të fillojë më 27 dhjetor. Lajmi u bë me dije në Twitter nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Koha për Evropën. Më 27, 28 dhe 29 dhjetor, do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE-në. Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Kjo datë u tha më herët edhe nga ministri italian i Shëndetësisë, Speranza i cili tha se në Itali do të nis më 27 dhjetor dhe ai propozoi që në këtë datë të niste në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Edhe ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn konfirmoi më herët datën 27 dhjetor si data e vaksinimit kundër Covid-19.

Pak kohë më parë shefja e Komisionit Europian, shpjegoi se Bashkimi Europian ka portofolin më të gjerë të vaksinave potenciale ndaj Covid-19 dhe se do të ndihmojë edhe fqinjët me imunizimin e qytetarëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *