• |
ide | kryesore

Meta: Berishën nuk e arrij dot, Ramën e sfidoj, por ai bën vetëm faulle

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për sportin në Top Albania Radio, por ka futur edhe nota të politikës në të. Kreu i shtetit thotë se e sfidon kryeministrin në basketboll në praninë e kamerave, duke mos pasur merak fare për arbitrin ndërsa për Berishën thotë se nuk e arrin dot në not.

“Më pëlqen sporti sepse është adrenalinë, largon toksinat dhe të argëton. Madje dua t’ju siguroj që edhe në ping-pong jam shumë mirë. Nuk mund të them të njëjtën gjë në çdo lloj sporti. Në të gjitha sportet aktive mendoj se nuk jam keq.

Dashuria më e madhe është ngjitja në male, kjo më ka tërhequr shumë, sepse është edhe e shëndetshme, por të jep edhe mundësinë të shikosh gjëra të reja, të bukura që nuk i ke parë kurrë ose i ke parë nga avioni.

Absolutisht vendi i parë në not është i paprekshëm, absolutisht. Do të luftoja për vendin e dytë. Për basketbollin kur të dëshironi për 3-pikësh jam i paparë.

Edhe si organizator, por për 3-pikësh jam i paparë, kur të dëshironi me kamera. Për faulla ma merr ai (nënkupton Ramën), por për 3-pikësh jam i sigurt që fitoj. Nuk ka problem fare për arbitrin” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Duke na permendur vazhdimisht persheshin, ky KM anadollak, po e percon edhe me surratin e tija qe po na duket, e eshte pershesh, por pas asaj tezes se pare GOMAR, e ka pranuar qartazi vete.Mbase e deformon per te trembur kundershtaret si gogol, se per fuqi tjeter ky capaluk ka marre fund, e andaj Meta ia ka gjetur celeni e baterive, e ska ku e dredh me.Ta shohim precipitimin e iditit ne te aredhmen, sepse sa po kalojne ditet, po rrjedh edhe me shume, deri sa te vije, e mos ardhte me shpejt dita e percjelljes nga ka ardhur.

  2. Nga BE ja robt jua q…ty edhe atyre kurvave se ke anash o Plerh…
    Shqiperi na perket neve Shqipetareve te ndershem ju ty qe flet sikur e ke shqiperin pron private.

    Mallkaur qofshi per shakterrimin se i keni ber atdheut ton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *