• |
ide | kryesore

Pesimizëm për bisedimet tregtare mes BE-së dhe Britanisë

-Instant, Lajme, Planet

Britania dhe Bashkimi Evropian ofruan variantet e tyre jo shumë optimiste të enjten mbi statusin e bisedimeve tregtare pas Brexit, ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë nga një ndarje që pritet të jetë kaotike. Ndërsa Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, vuri në dukje “përparim thelbësor për shumë çështje”, ajo shprehu shqetësime rreth diskutimeve për të drejtat e peshkimit. Edhe kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se një shkëputje pa marrëveshje dukej “shumë i mundshëm”.


Të dy ata folën të enjten në mbrëmje, e fundit në një sërë bisedash dy javët e fundit që kishin për qëllim zhbllokimin e bisedimeve, të cilat kanë ecur jashtëzakonisht ngadalë që kur Britania doli nga BE-ja më 31 janar. Britania vazhdon të jetë brenda tregut pa tarifa dhe bashkimit doganor të BE-së deri më 31 dhjetor. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, gjasat janë që të shkaktohet kaos në kufij në fillim të vitit 2021, kur tarifat dhe pengesat e tjera për tregtinë të miratohen nga të dyja palët. Bisedimet kanë ngecur në tre çështje kryesore – qasja e BE-së në ujërat e Britanisë për peshkim, rregullat që të bëjnë të mundur konkurrencë të ndershme mes bizneseve dhe administrimi i çdo marrëveshjeje.


Pas bisedës së tyre të fundit, Von der Leyen paralajmëroi se kapërcimi i mosmarrëveshjeve të mëdha, veçanërisht në fushën e peshkimit, “do të jetë shumë i vështirë”. Negociatat, shtoi ajo, do të vazhdojnë të premten. Sipas një deklarate nga zyra e zotit Johnson, kryeministri theksoi se “koha ishte shumë e shkurtër” dhe se “tani dukej shumë e mundshme që marrëveshja nuk do të arrihet nëse pozicioni i BE-së nuk ndryshon rrënjësisht.”/VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu