• |
ide | kryesore

Vaksina e dytë në prag të miratimit në SHBA/ Prodhuesit e vaksinës Pfizer dhe Moderna marrin imunitet ligjor

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina e dytë kundër koronavirusit është pranë miratimit emergjent në Shtetet e Bashkuara, pasi e njëjta u miratua nga një panel ekspertësh. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se do të lëvizë shpejt për autorizimin e vaksinës Moderna, që t’i mundësojë kompanisë të fillojë të shpërndajë miliona doza. Kjo vjen pak ditë pasi SHBA-ja ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me vaksinën e parë, Pfizer/BioNTech.

Megjithatë nëse qytetarët amerikanë do të kenë probleme apo efekte anësore për shkak të vaksinës kundër koronavirusit ata nuk do të mundin të padisin kompaninë prodhuese. Kjo pasi, qeveria federale i ka garantuar imunitet të plotë dy kompanive, Pfizer dhe Moderna, nëse diçka shkon keq me vaksinën në mënyrë të paqëllimshme. Shtetasit amerikanë nuk mund të padisin as shtetin, më saktë Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve, për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *