• |
ide | kryesore

Video/ Laçi gjen ‘shpëtimin’ tek Duro: pa Nwabuezen, Vllazninë e thyen Xhixha

-Instant, Sport, Video



E kishte parashikuar shumë të vështirë transfertën me Lacin tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric dhe e tillë rezultoi. Laçi i Duros ka mposhtur kryesuesit e kampionatit me rezultatin 1-0 falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 87-të: “Ishte momenti i duhur për të bërë kthesën. Laçi ka skuadër të mirë, i ka munguar fati në ndeshjet e para. Po mos ishte fati s’do isha unë trajner. Në këto moment ishte e rëndësishme fitorja ndaj një kundërshtari me pikët e duhura” tha Duro, duke tentuar ti japë besim ambjentit kurbinas.

Vllaznia luajti në fakt për fitore dhe kishte mundësi të shënonte, por pak nga nxitimi e pak nga presioni i ndeshjes, nuk arriti tia komplikonte ndeshjen kurbinasve, që për më tepër pa sulmuesin e tyre prolifik Nwabueze. Në fund diferenca u bë nga lëvizja e Duros për ti dhënë hapësirë një kualiteti si Mazrekaj: “Mendoj që bëra mirë me situatën e ndërrimeve. Mazrekaj mund të luaj në formacion, ai rendimentin e jep në krahun e majtë. Në atë pozicion është Xhixha. Bëra një kombinim që s’postova Xhixhës mbas sulmuesit për t’i krijuar hapësira Mazrekajt”.

Goli i shënuar nga Xhixha në të 87 i ka ngjitur tashmë bardhezinjtë në kuotën e 11 pikëve, duke rindezur ëndërrën për titull të kurbinasve, pavarësisht se vendi i parë është akoma 8 pikë larg: “Nuk ka diferenca mes skuadrave. Nuk e mendonte njeri që Vllaznia do të ishte në vendin e parë, por janë me meritë. Janë të gjithë kundërshtarë seriozë. Vështirësia ime është që nuk e kam marrë ekipin në pozita të barabarta me të tjerët. Kjo fitore na jep shpresë” përfundoi Duro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *