• |
ide | kryesore

Diplomacia e vaksinës/ Vuçiç, furnizim nga Pfizer, Rama dhe të tjerët në pritje

Arkiva, Kryesore



Përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të siguruar vaksinën e Pfizer nuk i dhanë rezultatet qw priteshin, pavarësisht se ai udhëtoi personalisht për të takuar drejtuesit e kompanisë në New  York. Gjatë kohës që ishte në SHBA, Rama takoi drejtuesin e kompanisë prodhuese dhe solli edhe një foto nga takimi informal.

Posted by Edi Rama on Wednesday, 9 December 2020

Ka disa ditë që Rama është kthyer nga SHBA dhe autoritetet shqiptare i mbeten deklaratave se shpresat janë tek platforma COVAX. Një burim pranë kryeministrisë tha për Lapsi.al se Rama ishte përgatitur të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe në fillim të kësaj jave, por izolimi për shkak të mutacionit të ri të Covid-19 e ka detyruar të anullojë udhëtimin. Shpresat mbeten tek platforma COVAX ku vendi ynë ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.

Por çfarë po ndodh me vendet e tjera të rajonit?

Serbia ka njoftuar se pret që dozat e para të vaksinës të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech të mbërrijnë këtë javë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se: “Vaksinimi është i një rëndësie jetike. Unë besoj se do ta kemi vaksinën e Pfizer për pak ditë” . Më pas, Vuçiç ka premtuar se shumë shpejt do të ketë edhe vaksinën kineze dhe më pas amerikanen “Moderna”.

Agjensia serbe ka porositur 20 mijë 475 doza, por 5 mijë dozat e para pritet të mbërrijnë këtë javë, sipas Ministrit serb të Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, që ka folur në një deklaratë në 18 Dhjetor.

Maqedoninë e Veriut, njësoj si Shqipëria pret që vaksina të mbërrijë nga Covax. Maqedonia e Veriut ka porositur rreth 400 mijë vaksina. Por ndërkohë është duke negociuar me Pfizer për 400 mijë doza të tjera. Shpresat janë edhe në një marrëveshje me Greqinë për t’u furnizuar me vaksina kundër Covid.

Edhe shpresat e Malit të Zi janë tek Covax. Qeveria malazeze ka porositur 248 mijë dozave të vaksinës, të mjaftueshme për 20% të popullsisë.

Kosovë, zyra e OBSH tha se vaksina nuk do të mbërrijë deri në pranverën e vitit 2021, diku në fillim të Prillit. Edhe Kosova ka paguar kaparin për COVAX dhe është në pritje.

Turqia pret që vaksinat e para të mbërrijnë nga Kina. Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahretin Koca tha se vaksinimi do të nisë në javën e fundit të dhjetorit, apo në ditët e para të Janarit. “Vaksina nga Kina vjen për pak ditë dhe do të ketë një proces që do të zgjasë disa ditë” tha Koca në 20 Dhjetor. Turqia ka porositur 50 milion doza nga kompania kineze CoronaVac, por paketa e parë do të jetë prej 3 milion dozash. Qeveria turke ka deklaruar se është gati të blejë edhe vaksina nga Britania e Madhe, por data e mbërritjes së tyre nuk është konfirmuar ende.

Rumani, presidenti Klaus Johanis ka thënë se dozat e para të vaksinës pritet të vijnë në intervalin mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në këtë kohë do të jenë 10 mijë doza që do të shpërndahen fillimisht për të moshuarit dhe për mjekët. Nga Janari, më pas pritet që vaksinat të vijnë në paketa prej 100 mijë dozash në javë.

Bulgaria pret që vaksinat e para do të mbërrijnë në 25 Dhjetor, ose sapo autoritetet europiane të japin aprovimin ka thënë shefi i Inspektoriatit të Shëndetit Angel Kunchev.

Kroacia është gjithashtu në pritje të vaksinës. Drejtori i Institutit Kroat të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak, tha se 9 mijë e 200 doza do të mbërrijnë si pjesë e planit të BE për vaksinimin kundër Covid-19. Gjithsej Kroacia ka porositur 5.6 milion doza nga prodhuesit në bazë të marrëveshjeve të rregulluara nga BE, përfshirë këtu një milion doza nga Pfizer.

Bosnja Hercegovina ka porositur 1 milion e 200 e 30 mijë doza të vaksinave në platformën COVAX, por përveç tyre ka porositur edhe një sasi tjetër nga Rusia për vaksinën Sputnik V, që pritet të mbërrijnë në shkurt.©Lapsi.al



16 Comments

  1. Shiko sa i poshter eshte ky Rama.
    E ka inat popullin e vet ai.
    Rrofsh o SHkurdhak qe na hap syt. E na thua te vertetat.
    Qija kurven ca artikulli. Duhet te jesh shume sylesh, qe ta maresh seriozisht kete gazet. Tallu o Shkurdhak me njerzit qe te besojn.

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    21.12.20 Agjencia Europiane e Barnave i hapi driten e gjelbert Vaksines Pfizer-BioNTech COVID-19 .BioNTech do ta prodhoje vaksinen e perbashket me Pfizer ne Gjermani (Marburg),ne Fabriken e blere ne Shtator nga firma farmaceotike zvicerriane Novartis.Pergatitjet ishin bere me koh,pritej vetem leja nga Agjencia Europiane e Barnave qe e dha,tani fillon prodhimi.Drogaxhiu Edvin D’Rama shkoi ne SHBA per te transferuar milonat e tij dhe jo per Vaksinen,per te cilen mund te trokiste ne Marburg.Por jashqitjes së kombit shqiptare i kan mbyllur deren me koh ne Gjermani,se eshte mashtrues,hajdut.

  3. Kshu eshte kur shkon ti takosh robt “sy-me sy” per vaksinen:) Ja ka fut friken CEO’s se Pfizeri-it me ate shikimin prej krimineli dhe u kthye si klluf:)

    E e bere per vete te pakten o Ramazon se ne e bejme dhe ne 2022, presim.

  4. Kur ta siell Rama vaksinen. Llapsi do na shkruaj ndonje artikull se e bleu me leket e droges. Por ata ja kan futur Rames se ja dhan te skaduara.
    Muhabete llapsi, per te ushqyer idiotet qe e besojn.

  5. Sufllaqexhi na thoni kur vjen se ramazani vet e ka ber lajm ky esht Presidenti Bajden e beri live ju thoni nuk eshte lajm
    Jeni ferra e keti vendi

  6. Thojeni deri ne fund te shkreten….Rama ne pritje per vaksinen aty poshte tavolines se Mini-Shengenit Ballkanik!

  7. Në vitin 2010, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në atë kohë njëri kryeministër dhe tjetri zëvendëskryeministër kërkuan dëbimin nga Shqipëria të ambasadorit amerikan John Ëithers, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë së tyre dhe sidomos për Gërdecin.

    Meta i kërkoi DASH me anë të një letre sekrete largimin para kohe të Ëithers, kërkesë kjo që jo vetëm u refuzua nga DASH, por mbështeti qëndrimet e ambasadorit. Sali Berisha dhe rrethi i tij politik shumë shpejt nisën sulmet edhe ndaj ambasadorit tjetër amerikan Alexander Arvizu, që pasoi Ëithers. Në vitin 2013, Arvizu e konsideroi rrëzimin e Berishës nga pushteti po aq të rëndësishëm sa rrëzimi i Ramiz Alisë. Sulmet më të ashpra të Berishës, por edhe të Metës, janë përqendruar mbi pasuesin e Arvizu, Donald Lu, për shkak të angazhimit të tij pro reformës në drejtësi. Sulmet vijojnë me të njëjtën intensitet edhe ndaj ambasadores aktuale, Yuri Kim, pikërisht për shkak të mbështetjes ndaj reformës në drejtësi, të cilën disa politikanë e shikojnë si rrezik për pozitat dhe të ardhmen e tyre.O zigur qarri duhet te jesh loqja e majte e salihut,por ti je njelloj si ai Cako qe thote nuk eshte rama por eshte Kloni i tij,i verteti eshte ne amerike,por supen e ke falas dhe ti njelloj si shpellkaret e cecenit salih

  8. Thuhet se Nastradini kur zihej ngusht hapte qitapet e vjeter. Edhe ne socialistet kemi marre huqet e Nastradinit, kur shohim Ramen tone ngjit me Vucicin, nuk kemi c’bejme nga halli e marrim e rrefejme perralla nga e kaluara…

  9. Rama shkoi ne NY me parate e takspaguesve per te nderruar ajer dhe per te blere ca bojra. Po te ishte ndryshe, Fuga nuk do lodhej me sarkazma ne Twitter per mutacionin e virusit dhe babezine e vendeve te pasura per te blere gjithe stokun per vete duke lene me gisht né goje te tjeret!

  10. Statusi im bazohej në një fake neës dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake neës. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *