• |
ide | kryesore

Gara për kreun e ILDKP, dy gra që duan të kontrollojnë pasuritë e politikanëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Ligjeve dëgjoi 5 kandidatët që synojnë të jenë në krye të Inspektorit të Lartë të Kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, duke u ndalur vetëm në 2 emra.

Anëtarët e Komisionit, mes Evis Ficos, Dhimitrula Spiros, Evgjeni Bashari, Helena Papa, Lefterie Luzi dhe Sali Fehut kanë kualifikuar vetëm 2 emra. Përkatësisht Evgjeni Basharin dhe Helena Papën, njëra prej të cilave do të jetë në krye të ILDKP-së për 7 vitet e ardhshme.

Ndërsa Eridjan Salianji, funksionar i Partisë Socialiste është tërhequr nga gara, lëvizje që e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Po ashtu edhe Sali Shehu është pezulluar nga gara pasi paraqiti me vonesë dokumentacionin e tij.

Gara është hapur pasi mandati i kreut aktual të ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj përfundon. Për shkak të afatit të ngushtë punimet e Komisionit do të vijojnë deri në ditët e fundit të vitit për të gjetur pasuesin e tij.



1 Comment

  1. Me mire lereni vendin bosh sesa te vini nje kukull . Kushdo te vihet nuk i ben derman kesaj pune , duhet nje dore e hekurt . Çfare e gjeti Pezen? Po Hysenin , po jevgun e gjiroksatres , po palloshin ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *