• |
ide | kryesore

Goditet me raketa ambasada e SHBA-së në Bagdad

-Instant, Lajme, Planet



Një breshëri raketash shënjestroi Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke shkaktuar dëme në kompleksin e Ambasadës Amerikane. Ushtria irakiane tha se një “grup i jashtëligjshëm” hodhi tetë raketa në drejtim të Zonës së Gjelbër, vend ku ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare.

Shumica e raketave ranë pranë një kompleksi bosh dhe plagosën një punonjës të sigurimit irakian. Ambasada amerikane tha se sistemet e saj të mbrojtjes u aktivizuan, ndërsa i bëri thirrje qeverisë irakiane që të ndërmarrë veprime, për të parandaluar sulmet e tilla nga milicitë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *