• |
ide | kryesore

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj betohet para presidentit Meta

-Instant, Lajme, Të fundit



Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj është betuar sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit Meta se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës i uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në detyrën e tyre shumë të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë. Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca si dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Michelle Lakomy.

 



1 Comment

  1. Edhe nje tjeter “fitore” nga fitorja/ ne fitore te reja…!!!
    Edhe nje person tjeter ne GjK-ne politike, pa proces dhe, pa MERITE…!!!
    Te gjithe OK…!!! Shume e habitshme…!!! Si mund te mbrohet dhe te vleresohet kaq hapur dhe publikisht parregullsia dhe padrejtesia…!!!
    Produkti qe vjen prej ketij “suksesi” eshte i kuptueshem dhe i pritshem…!!!
    Mbaresi e Begati e pafundme ne kete reformim pa krye e pa fund…!!!
    Mjerim pa fund vlla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *