• |
ide | kryesore

Hipokrizia e një regjizori/Si u bë drejtor Altin Basha

-Instant, Arkiva, Blog



Teatri Kombëtar Eksperimental ka prej pak ditësh një drejtor të ri. Ai është Altin Basha, një regjisor i njohur për veprimtarinë e tij edhe në fushën e teatrit.

Në një intervistë të zhvilluar me gazetaren Fatmira Nikolli, një qëndrestare në mbrojtje të teatrit, zoti Basha u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me çështjen e largimit të tij nga qëndresa, tre muaj pasi ajo kishte nisur.

Në pozitën e palakmueshme të një artisti të cilit i duhet të përballet me një të vërtetë shumë të hidhur, Zoti Basha u mbrojt duke përdorur dy argumenta kryesorë.

Së pari, ai nuk kishte qenë kundër ndërtimit të një teatri të ri, por vetëm kundër ndërtimit të mjediseve tregtare e të biznesit në pronën e teatrit. Mesa duket, kur kryetari jolegjitim i Tiranës, Veliaj, e ftoi në takim, e bindi në mënyrë përfundimtare që kjo nuk do të ndodhte. Po si vallë? Asokohe ligji special Fusha ishte ende në shqyrtim dhe nuk kishte asnjë logjikë ekonomike që një firmë private si Fusha t’i hynte një projekti shtetëror pa pasur një fitim vetë.

Meqënëse zoti Basha vendosi ta braktisë qëndresën se i besoi Veliajt, vlen t’i kujtojmë që Veliaj është i njëjti tip që ka premtuar zero leje ndërtimi në Tiranë, dhe ka dhënë mbi 1000 të tilla, është po i njëjti që ka premtuar hapesira publike të shtuara dhe ka gllabëruar çdo centimetër të mbetur. Vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar pavarësisht se politikisht e ka urdhëruar Rama, nga ana administrative e ka kryer Veliaj, me gjithë brutalitetin që u pa qartë që prej orës 4:30 të mëngjesit kur fadroma nisi ta prishte Teatrin Kombëtar me njerëz brenda.

Së dyti, zoti Basha u shpreh që lëvizja për mbrojtjen e teatrit u kthye në lëvizje për kapital politik. Më tej lidhur me 17 majin e terrorit u rikthye tek ky argument, që lëvizja prodhoi deputetë dhe anëtarë të këshillit kombëtar të PD-së.

Vlen të theksohet se këto gjykime lidhur me potencialin e zhvillimit politik apo me nxjerrjen e figurave politike nga lëvizja, në qershorin 2018 ende nuk kishin dalë në skenë, madje ishin ende larg. Pra në qershorin 2018 zoti Basha nuk kishte asnjë argument politik për t’u mbrojtur teksa vriste mendjen sesi të zgjidhte dilemën: të rri a të mos rri. Ndaj, intervista e zotit Basha duhet ridëgjuar me këtë informacion në mendje. Dhe akuza qytetare që qarkullon që prej ditës kur ai u largua nga qëndresa dhe sidomos tani pas shpalljes drejtor, u konfirmua: Zoti Altin Basha u shpërblye. Braktisja e qëndresës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar prodhoi një drejtor për Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Marre nga faqja e Facebook: “Ne jemi teatri”



6 Comments

  1. Aktoret dhe regjizoret,i trajtojne shpesh here “karagjozet”:,sidomos ata qe merren me humorin.Por ndonjerit,ky rat i behet ves,dhe e kthejne kete tip,ne karagjoz te vertete (real),dhe ne rastet qe keta karagjoze nxiten edhe me oferta te leverdiseshme,marrin formen e plote te kragjozit.Rilindja,pikerisht keta tipa gjurmon dhe i fut ne lakun e vet,per t’i perdorur,kur dhe ku i duhen.

  2. Kjo nuk eshte me hipokrizi por menyre loje , e luajtur nga njerezit me sharlatane e me te pacipe qe mund te kete rruzulli toksor . Sharlatan e sharlatanizem ka pasur ne te gjitha kohet e do kete gjithmone . Nuk eshte problemi per nje apo dy persona , keta sharlatan te paskrupullt po shtohen me ritme te shfrenuara dhe po behen shumice ne kete vend . Tashme u be moda me e preferuar e te pacipeve qe per nje post dhe rrjedhimisht para’ te lehta jane kail te kalojne edhe mbui kufoma . Ky fenomen ndoshta ishte nje plage e vogel por tashme ka kaluar ne kangren per kete shoqeri .
    Per sa kohe qe do ecet pa rregulla loje , pa arbiter , me krimin perkrah dhe injorantin ne podium , per sa kohe te vleresohet paraja me shume se njeriu dhe per sa kohe vlera te marri antivlere dhe antivlera vlere ky vend do shkoje keq e me keq , do lengoj deri ne agoni .

  3. Vazhdojme te mbajme me bordero, teatrot e estradave te rretheve, teatro kombetare, teatro eksperimentale, gjithefare orkestrash..Sa pare paska pas shqipetari te mbaje qyl gjithefare zaberhanesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *