• |
ide | kryesore

Kalendari i shfaqjeve private/ Si e “privatizoi” Altin Basha Teatrin Kombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Altin Basha u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar në 12.12.2022. Ngjan si datë apokaliptike, por në fakt mund të jetë pikënisje për monopolizimin e kalendarit të Teatrit Kombëtar. Që prej emërimit në krye të këtij institucioni, Basha vendosi infrastrukturën dhe burimet e Teatrit Kombetar në dispozicion të aktivitetit të tij privat dhe familjar.

50% e prodhimeve që u vunë në skenë në 6 muajt e parë të drejtimit të tij në Teatrin Kombëtar janë prodhime private të atij vetë ose të bashkëshortes së tij, Ilirjana Bashës. A

Ai e çeli sezonin e drejtimit të Teatrit me një premierë private ku është vetë regjizor dhe gruaja e tij skenografe dhe kostumografe duke vënë në dispozicion të një shfaqjeje private infrastrukturën e Teatrit Kombetar. Duke ndërprerë shfaqjet e kalendarit të teatrit, duke lënë trupën pa punë dhe duke okupuar skenën e teatrit me një shfaqje private që nuk përfaqëson logon e e Teatrit Kombëtar por është produksion 100% privat i Altin Bashës me producente bashkëshorten e tij Iliriana Basha. Për këtë, ndërpreu shfaqjen e Institucionit Ivanov.

Në 28 Dhjetor 2022 “Jesus Christ Superstar” është premiera me të cilën Altin Basha nis punën si Drejtor i Teatrit. Shfaqja ka si producente gruan e tij dhe si regjisor vetë atë. Një veprim në shkelje të hapur të ligjit, por që bie në syrin qorr dhe veshin shurdh të Elva Margaritit. Por ky është vetëm fillimi. Më poshtë po listojme shfaqjet e ngjitura në skenën e Teatrit kombëtar dhe autorët e tyre

Dhjetor 2022 Jesus Christ Superstar – producente Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Janar 2023

Edmond – Teatri Kombëtar

Çifti – Produksion privat, regjisor Altin Basha, Skenografe, kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Shkurt 2023

La Baby Sitter – produksion Vasian Lami

Shtëpiakë të dëshpëruar – produksion Artan Imami

Tërësisht të Huaj – produksion Privat – kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Mars 2023

Monologjet e Vaginës – produksion privat, regjisor Altin Basha

Çifti – produksion privat, regjisor Altin Basha, skenografia, kostumografia Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Tërësisht të Huaj – produksion Privat – kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Java e Kosoves

Orfeu Zbret ne ferr – produksion teatri Kombetar

Prill 2023

Orfeu Zbret ne ferr – produksion teatri Kombetar

Maj 2023

Endrra ime Rina – Teatri Kombetar

Certifikata e Martesës – Teatri Bylis

Me lehtësi mund të numëroni që janë 13 produksione nga të cilat 6 janë private të drejtorit në disa raste, të drejtorit dhe gruas së bashku, në raste të tjera, të gruas. Me një llogari të thjeshtë në 6 muaj 23% të kalendarit të aseteve të Teatrit Kombëtar i ka përdorur trupa e teatrit, pra vetëm 23% e kohës është vënë në dispozicion të asaj për të cilën publiku shqiptar paguan taksat.

30 % është përdorur nga produksione të tjera dhe gjejeni pak… 47% e kalendarit të Arturbinës është zënë nga aktiviteti privat i drejtorit apo gruas së tij. Kjo përbën një shkelje flagrante dhe të rëndë dhe organet kompetente duhet të reagojnë. Detyrimin së pari e ka Ministrja Elva Margariti që ka lejuar këtë privatizim skandaloz të një institucioni Kombëtar.



6 Comments

  1. Ky bythlepires qe e ktheu 180 grade qendrimin per teatrin sapo u takua me Fikun e Ures Vajgurore. Jo me kot, u be drejtor…… bythqir si thes muti!

  2. Keshtu e kane katandis cdo institucion te cdo sektori. Lidhje familjare nepotike dashnoresh etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *