• |
ide | kryesore

Dy Altinët që po bëjnë kërdinë te Teatri Kombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në programin e festivalit mbarëkombëtar të teatrit “Moisiu”, që është publikuar në fasadën e Arturbinës dallohet se Altin Basha, që aktualisht mban postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar vjen në konkurim edhe si regjisor i teatrit të Gjakovës me shfaqjen “Masë për masë”.

Me pak fjalë, z. Basha është edhe mikpritës në cilësinë e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Tiranës, por është edhe mik, pra i ftuar si regjisor i Teatrit të Gjakovës.

Klonimi që në këtë rast i ka bërë vetes Altin Basha, e lejon atë që një pjesë të fondeve që i besohen nga taksapaguesit si drejtor i teatrit t’i përdorë për të ftuar veten në festival.

Sigurisht që nëse Altini drejtor e shpërblen me një çmim Altinin regjisor, zemërgjerësia mes kloneve do të ishte për t’u patur zili.

Në këtë rast, do të thuhej se Altini, drejtor i Tiranes e priti siç i ka hije Altinin regjisor nga Gjakova.
Por ndërsa Altini regjisor i Gjakovës do të meritonte një Bravo të madhe për çmimin, lind pyetja: Çfarë do t’i mbetej Altinit drejtor të Teatrit Kombëtar të Tiranës?

Sepse për t’u prezantuar si regjisor, Altin Basha punoi në Gjakovë përgjatë muajve shtator dhe tetor, duke e lënë pas dore detyrën si drejtor në Tiranë.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Altini drejtor i hap rrugë Altinit regjisor.

Gjatë muajve të verës, në qershor dhe në korrik për shfaqjen “Mama mia” Altini regjisor sërish la pa punë Altinin drejtor. Pak rëndësi ka se regjisorët e tjerë enden në kërkim të sallave të munguara dhe shfaqjet e tyre nuk vihen në skenën e Tiranës. Altini drejtor ka punë për të bërë dhe Altini regjisor është prioritet.

Majde kur u kthye nga Gjakova, Altini regjisor nuk humbi kohë por nisi shfaqjen “E kuqja” në Teatrin Eksperimental. Premiera do të nisë në nëntor. Fondet këtë herë i mori nga drejtori Prevazi që e ka zyrën një kat më lart tij.

Ndërkohë në fasadën e Arturbinës është varur një poster i ri me titull: “Martesë me kushte”. Edhe kjo premierë vjen sërish nga i njëjti regjisor Altin Basha. Premierë ka emrin, sepse në realitet bëhet fjalë për rivënien e shfaqjes “Çifti i shqyer”.

Por që të marë fondet si premierë në këtë rast i është ndërruar tituli.

Kjo shfaqje do të nisë menjëherë pas festivalit duke okupuar sërish sallën e vetme të Teatrit Kombëtar, si ekskluzivitet i regjisorit Altin Basha.

Për këtë pushtim të skenave nga Altini regjisor nuk ka asnjë reagim nga Bordi drejtues i Teatrit.

Për më tepër, çdo artist e ka të qartë se për vënien e një shfaqjeje në skenë duhet kohë, të paktën 2 muaj angazhim.

Por që nga qershori, Altin Basha e ka bërë natën ditë me 4 premiera në 5 muaj.

Sa në Amfiteatër, sa në Gjakove, sa tek Teatri Eksperimental, a dihet gjë: Kush e drejton sot Teatrin Kombëtar?



5 Comments

  1. Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.

    1. Po ca lidhje ka komenti i pare me altin beqen me fal braven jo bashen. Sa per doktorin ose babain e paepur te kombit, nqs se sot jemi kombi me pro amerikan, ai ka meriten me te madhe per kete,. Ai dhe kur i kritikon ose polemizon politikisht amerikanet, ebene per vazhdimesine e shendetshme te ketyre matdhenieve strategjike per dy kombet

    2. baltosja e armikut,eshte arma juaj me efikase.te kujton sallat e dikurshme te eksituara kunder armikut te shpikur te popullit dhe perfundimi dihej.keshtu diktatori zgjaste ditet e tij.edhe kelyshi i tyre ramoviqi,(jevgjit te ngulur ne keneten e Durresit),po ben te njejten gje.berisha antiamerikan!!!e nipi i pilos pro.nuk po zgjatem me se kjo nuk ka byth ku te rrij

  2. Keta jane “ilirbeqet” e artit shqiptar, i cili tashme ka kohe qe eshte dhene…. me koncesion!

    Eshte epoka e “gazpajallareve”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *