• |
ide | kryesore

Ishte pro shembjes, shpërblehet Altin Basha, emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Regjisori Altin Basha është emëruar Drejtor i Teatrit Kombëtar. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme. Pas lirimit nga detyra të Hervin Çulit, drejtimin e Teatrit Kombëtar e ka marrë ish-regjisori i Portokallisë. Kujtojmë se si Çuli ashtu edhe Basha ishte persona që ishin dakord me shembjen e Teatrin kombëtar.

Vendimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



14 Comments

    1. ptu robqiri, lepijne ate qe peshtyjne, vend ku promovohen dhe i perket i maskarenjve thotë:

      ptu robqiri, lepijne ate qe peshtyjne, vend ku promovohen dhe i perket i maskarenjve

  1. Shperblehet?! Pse?!

    Sepse kishte opinionin e tij, qe s’perputhet me te tuajin?!

    Ndoshta e kane vene aty sepse eshte i afte per ate pune, konsideruar suksesin e tij te padiskutueshem si regjizor?!

    1. Jo, ne fakt keto spo thone eshte burre i apo regizor i keq se ka opinion ndryshe nga i tyre. Po thone e kane vene se ka opinion te njejte me qeverine. E gezofshi Tiranen e re me shume pallate e pak rruge!

  2. Ku eshte Teatri Kombetar?!
    Ai qe u prish, apo ai qe do te ndertohet, se duhet uruar drejtori i Portokallise.

    Te ndergjegjshem qe i vune fadromat per ta lene Shqiperine pa Teater Kombetar, artistet rilindas caktuan nja depo qe e suajten “Turbina”, thjesht qe te mos beheshin qesharake.

    Mbetet qe drejtori i ri te marre nje karroce me artistet e mbetur te ish Teatrit Kombetar e ta shetise per te dhene shfaqje.

    Per te mberritur tek ai se njeh bota edhe Shekspiri, si shume te tjere perdori kete forme, por i la botes vepra te medha.

    Le te presim e te shpresojme qe drejtori i emeruar per Teatrin Kombetar pas ca vitesh te kete te njejtin fat…

    1. Nuk behet teatri po nuk pate shkrimtarin, o harrova kemi perkthyes.
      Regjizor behesh kollaj eshte si sekretar partie.

    2. TEATRI I VJETER NUK BEHET ME POR TE RINJ BEN SA TE DHJESH

      TE LIHEJ TEATRI I VJETER E TE NDERTOHEJ NJE I RI DIKU TJETER

  3. Po kur nuk paske autore, perse duhen drejtore ?!
    Sa per perkthyesit, te cilet e kane kete pune si passion e kulture dhe jo profesionin e shkollimit, as libra e as teater nuk do te kishte ne keto 30 vite pa punen e tyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *