• |
ide | kryesore

Rama: Ilir Meta është një njeri “me hënë”, varet si e gjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në intervistën e tij në “Opinion”, Kryeministri Rama ka prekur edhe raportet me Presidentin e vendit Ilir Meta.

“Para viteve ‘90 Iliri stërvitej tek palestra e shtangës, tek të rinjtë. Unë shkoja atje se bëja ushtrime force dhe isha shumë i lidhur në atë kohë me Agron Haxhihysenin, Aleksandër Kondon dhe merrja prej tyre ide për programin e forcës. Iliri më kujtohet, ishte në një kënd atje që stërvitej. Por nuk kishim ndonjë njohje më shumë se kaq”.

I pyetur për ecurinë e çuditshme të këtyre marrëdhënieve, Rama e cilësoi Metën si njeri të dyzuar.

“Iliri është dy në një. Nuk është dy njerëz të ndryshëm në dy periudha të ndryshme historike, por është dy njerëz në një në çdo moment, është njeri shumë i dyzuar. Dhe ajo që unë them duket si figurë letrare, por është fatkeqësisht e vërtetë në këtë rast. Por Iliri është njeri me hënë. Është shumë i pasigurt brenda vetes dhe kjo e bën të paqëndrueshëm, por në thelb nuk kam asnjë gjë me të.

Me të o jam marrë vesh shkëlqyeshëm, o nuk jam marr vesh fare, nuk kam pas asnjë periudhë kur as jam marr vesh e as nuk jam marr vesh. O jam marr vesh shkëlqyeshëm, o nuk jam marr vesh. Ai është dy veta. Varet se cilin Ilir të bie radha të kesh përballë në atë moment kur ke një çështje për të trajtuar”.  ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Pyetje nga salla: Perse duhet te na interesoje cfare thote ky..Tashme eshte kart e djegur. Eshte i mbaruar.. Me ate qe beri Berisha ( ky e quan Lider) ky do qeveriste 20 vjet pa halle. Nderkohe ka qeverisur aq keq saqe po te mos paguante ambasadoret e gjysmes se botes, tani do ishte me kembe perpjete! Tani flet mer Meten, Nanon, Berishen..Ka ngelur 20 vite pas..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *