• |
ide | kryesore

Serbia nis sot vaksinimin ndaj Covid-19, kryeministrja ndër të parat që vaksinohet ‘live’

-Instant, Lajme, Të fundit



Serbia këtë të enjte më 24 dhjetor pritet që të nisë vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Mes personave të parë që do të marrin dozat e vaksinës anti Covid do të jetë edhe kryeministrja, Ana Bërnabiç, me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Serbia ka pranuar rreth 5,000 doza të vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech më 22 dhjetor. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se dozat e para do t’i marrin të moshuarit nëpër shtëpi kujdesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *