• |
ide | kryesore

Ditën e nesërme mbërrin në Greqi vaksina e COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina e COVID-19 nesër vjen më afër se kurrë Shqipërisë, në shtetin fqinj të Greqisë. Pas miratimit nga BE, tashmë Greqia nga nesër mund të ketë dozat e para të vaksinës dhe nga e diela të fillojë zbatimin e planit të vaksinimit.

Kryeminitri Kyriakos Mitsotakis është zotuar se ai dhe familja e tij do jenë grekët e parë që do vaksinohen, teksa më pas do vijojë faza e parë e planit me vaksinimin e personelit shëndetësor, punonjësve në azile, të sëmurët kronikë dhe punonjësit në qendrat e tyre, stafi me përparësi për punët e rëndësishme të qeverisë.

Kjo vijon deri në janar, kurse në shkurt fillon faza dy me të moshuarit mbi 70 vjeç. Më pas në qershor 2021 Greqia do tentojë të vaksinojë të gjithë popullsinë mbi 18 vjeç, falas, por jo në mënyrë të detyrueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *