• |
ide | kryesore

Petro Koçi infektohet me Covid-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se është prekur nga koronavirusi.

“Covid, i vetë-ofruar si dhuratë për festat e fund dhe fillim vitit hyri pa trokitur në familjen tonë, duke na përqafuar të gjithëve. Një kollë që vjen gjithnjë e më shumë prej thellësisë se kraharorit, temperaturë nganjëherë me ethe, një këputje trupi, ilaçe ,gjilpëra, çajra etj na shoqërojnë ditët”, shprehet ai. Koçi gjithashtu shkruan se ditën e djeshme janë konfirmuar pozitivë, ndërsa i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.

Statusi:

Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillim vitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve. Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace ,gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet. Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza. U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes. Ju uroj shendet miqte e mi!



10 Comments

  1. Po edhe ky eshte lajm?
    Apo duhet bombarduar publiku me lajme per virusin vazhdimisht.
    Te kishit gjetur te pakten ndonje personazh me influence.
    Ky cfare eshte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *