• |
ide | kryesore

Meta takon në Tiranë Enver Hoxhajn: Na presin sfida të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai nënvizoi se Kosovën dhe shqiptarët i presin sfida gjatë 2021, ndaj duhet që të jemi në unitet.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës,  Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane”, shkruan Meta.



1 Comment

  1. Keta Enver Hoxha-jt,qenkan njelloj,sic duket emeri ,por edhe mbiemri i beka te tille.Ky po premtokerka (degjojeni tek Relly Stori),qiqra ne hell.Sic duket paska shkopin magjik,qe ky i yni,e ka deklaruar disa here,qe nuk e ka.Paska siguri qe do merrka pushtetin,dhe do ju lutkan te tjerat (partite),per te bere koalicione,por Enveret do i zgjedhin,dhe megjithese flasin si komunistet ne kohen e tyre,nuk do pranokerkan,koalicione,me partite e majta,qe qenkan kunder imperialicmieve dhe kapitalistave.Hyxhym Enver djali,se na kish marr malli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *