• |
ide | kryesore

Zvicër, ndërron jetë një qytetar pasi bëri vaksinën antiCovdi

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një zviceran, i cili ishte ndër të parët në vend që u vaksinua me një vaksinë kundër COVID-19 ka ndërruar jetë më vonë. Kështu kanë thënë të mërkurën zyrtarë në kantonin e Lucernit, megjithëse ata nuk treguan nëse vdekja kishte lidhje me vaksinimin, shkruan Reuters.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rastin”, tha një zëdhënës, duke shtuar se çështja i ishte referuar rregullatorit zviceran të ilaçeve Swissmedic.

Kantoni nuk dha as detaje për ngjarjen, as për kohën që kaloi midis kur personi mori vaksinën dhe kur ndodhi vdekja.

Lucerni ishte vendi i vaksinimeve të para në Zvicër duke filluar javën e kaluar, me një vaksinë nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, të dhënë kryesisht për të moshuarit.

Zvicra ka marrë 107,000 doza vaksine, deri më tani, dhe pret që të marrë 250,000 të tjera në muaj duke filluar nga viti i ardhshëm.

Reuters shkruan se Swissmedic nuk ka bërë ndonjë koment deri më tani dhe se deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje nga Pfizer. Vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e vetmja vaksinë e aprovuar, deri më tani, në Zvicër.



1 Comment

  1. Nuk kane per ta pranuar se vdekja i erdhi nga vaksina, gjithmon do nxjerrin ndonje “shkak” tjeter. Une di raste te konfirmuara ku njerzit kanë pësuar reagime alergjike, ose paraliza te pjesshme të fytyrës (Bell’s palsy) nga vaksinat e kovidit (Pfizer).

    Mos shkoni si cjapi te kasapi! Vaksinat janë helme me afat te gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *