• |
ide | kryesore

Kokainë dhe heroinë në banesë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Zvicër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zvicër



Një i ri shqiptar ka përfunduar në pranga pasi është kapur nga autoritetet gjatë një kontrolli në Emmenbrücke, në Zvicër.

Mësohet se gjatë kontrollit fizik atij i janë kapur lëndë narkotike, duke bërë që autoritetet të vijojnë të investigojnë duke kontrolluar edhe banesën e 31-vjeçarit nga Shqipëria.

Në kontrollin e kryer më pas në shtëpinë e tij në zonën e Kriens u gjetën sasi të mëdha kokaine dhe heroine, si edhe disa mijëra franga zvicerane që dyshohet se kanë qenë rezultat i shitjes së lëndëve narkotike.

Sakaq, hetimet ende vijojnë për 31-vjeçarin, i cili do të përballet me prokurorinë e Emmen për akuzat që rëndojnë ndaj tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *