• |
ide | kryesore

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 414 raste të reja, 7 jetë të humbura

Arkiva, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 414 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 83.743.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 7 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.510.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 61.943, përfshirë 496 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 19.290.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.619 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 402.444.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *