• |
ide | kryesore

Përgjaket Milano, shqiptari qëllon me armë dy marokenët, njëri në gjendje kritike për jetën

Arkiva, Lajme, Të fundit

Milano është përgjakur në orët e para të Vitit të ri nga një ngjarje e pakëndshme, ndërsa protagonist kryesor ka qenë një shqiptar. Shqiptari dhe marokeni janë konfliktuar pas mesnate në qytetin verior italian. Siç përcjell “Milano Today”, shqiptari pas sherrit qëlloi me armë dy marokenët, ndërsa la pas një pellg me gjak


Ai u largua menjëherë nga vendngjarja. Të plagosur mbetën dy marokenë, nga 39 vjeç. Njëri prej marokenëve të plagosur është në gjendje më të rëndë, pasi ka marrë plagë në kokë.


I plagosuri në kokë ndodhet në gjendje kritike në spital. Ngjarja ndodhi në zonën Gigante në Milano (Piazzale Selinunte), ku u gjet një pistoletë e kalibrit 7.65. Karabinierët po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e shqiptarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu