• |
ide | kryesore

Portugalia merr presidencën e radhës të BE-së

-Instant, Lajme, Planet



Portugalia merr sot nga Gjermania presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Europian. Gjatë presidencës së saj Portugalia ka në plan të përqendrohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Europian. Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian.

Fushata e vaksinimit në të gjithë Europën dhe zbatimi i paketës së ndihmës së BE me qëllimet e saj ambicioze janë përparësitë kryesore si dhe çdo çështje e shkaktuar nga fundi i periudhës së tranzicionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, megjithëse Brukseli dhe Londra ranë dakord për një marrëveshje tregtare. Portugalia do të trajtojë gjithashtu propozimin e Komisionit Europian për një politikë të përbashkët migrimi. Pas Portugalisë, këtë presidencë do ta marrë Sllovenia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *