• |
ide | kryesore

Skocia kufizon lëvizjen sërish, vendos mbylljen e shkollave deri në muajin shkurt

-Instant, Lajme, Të fundit



Skocia është futur sërish në ”Lock-Down” këtë fillim viti 2021 për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, ndërsa mutacioni i ri i virusit është duke qarkulluar nëpër Evropë.

Kryeministrja Nicola Sturgeon lajmëroi masat e reja, që parashikonin mbylljen e shkollave deri në shkurt si dhe daljen nga banesat të qytetarëve vetëm për nevoja emergjente e të domosdoshme.

Sipas saj këto masa janë sakrifica që duhen bërë për shkak se duhet mbrojtur stafi shëndetësor dhe vetë popullësia prej COVID-19.

Nga ana tjetër në Skoci deri më tani janë vaksinuar 100 mijë banorë me dozat e para, teksa deri në fund të janarit pret të marrë edhe 900 mijë. Kryeministrja ka garantuar se deri në fund të pranverës do të vaksinohen 2.5 milionë skocezë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *